Hazard e pranon që nuk i pëlqen kur e shikon Alonson në sulm

Futboll

Hazard e pranon që nuk i pëlqen kur e shikon Alonson në sulm

Më: 2 shtator 2018 Në ora: 21:34
Alonso është shumë aktiv edhe në fazën sulmuese dhe normalisht nuk mungojnë edhe golat e asistimet nga spanjolli (Foto: Getty Images)

Ylli i Chelseat, Eden Hazard, ka treguar se nuk i pëlqen shumë kur e shikon mbrojtësin Marcos Alonso në fazën sulmuese pasi krijohet hapësirë në mbrojte, por është i lumtur që spanjolli është pjesë e Bluve.

Belgu gjithashtu lavdëroi lojën e skuadrës së tij nën urdhrat e Maurizio Sarrit.

“Me raste ai është para meje. Dua t’i them atij ‘Marcos, ndonjëherë detyra jote parësore është mbrojtja, sepse luan si mbrojtës i majt딑.

“Ky djalosh nuk dëshiron të dëgjojë, ai vetëm dëshiron të shënojë gola. S’ka problem. Ai po bën mirë. Jemi me fat që e kemi në skuadër. Fantastik”.

Belgu lavdëroi lojën e Sarrit, duke thënë se ajo po i pëlqen më shumë se ato që ka luajtur në të kaluarën.

“Më pëlqen të mbaj topin. Jo në fushën time, por në 30 metrat e fundit. Po më pëlqen kjo mënyrë e lojës”.

“Është ndryshe nga ajo e Antonio Contes apo e Jose Mourinhos më parë. Ne e mbajmë topin më shumë dhe për mua nuk është aspak keq”, ka thënë Hazard për Chelsea TV. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat