Sampdoria befason Napolin, Lazio merr fitoren e parë, Sassuolo luan “tenis” me Genoa-n

Futboll

Sampdoria befason Napolin, Lazio merr fitoren e parë, Sassuolo luan “tenis” me Genoa-n

Më: 2 shtator 2018 Në ora: 22:45
Pamje nga ndeshja

Sampdoria ka bërë surprizën e javës së tretë të Serie A teksa ka mposhtur Napolin në Luigi Ferraris me rezultatin 3-0. Kjo ishte fitorja e parë e Samp-it teksa ka një ndeshje më pak për shkak të tragjedisë që ndodhi në Genoa dy javë më parë.

Napoli nuk ka arritur të përmbysë rezultatin këtë herë, diçka që ia doli ndaj Milan në javën e dytë të kampionatit. Një disfatë e rëndë për të besuarit e Ancelotti-t që treguan një formë të dobët.

Ndërkohë në ndeshjet e tjera Lazio ka fituar 1-0 ndaj Frosinone-s duke regjistruar fitoren e parë të sezonit. Sassuolo ka luajtur tenis me Genoa-n në fitoren 5-3 brenda në shtëpi dhe ngjitet në vendin e dytë të renditjes së Serie A.

Atalanta ka zhgënjyer brenda në shtëpi teksa është mposhtur nga Cagliari me rezultatin 1-0. Ndërsa Chievo dhe Empoli kanë ndarë nga një pikë në barazimin pa gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat