Suarez: E rëndësishme fitorja e skuadrës

Futboll

Suarez: E rëndësishme fitorja e skuadrës

Më: 3 shtator 2018 Në ora: 08:58
Luis Suarez

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, insiston se më shumë rëndësi ka fitorja 8-2 se golat e tij të parë sezonal në La Liga.

Uruguaiani shënoi dy herë në këtë takim, ndërsa thotë se skuadra po e rrit nivelin ndeshje pas ndeshje.

“Më e rëndësishmja është se golat e mi ndihmuan skuadrën për të fituar”, ka thënë Suarez pas ndeshjes.

“Pak nga pak ne po kapim ritmin tonë. E filluam pak përgjumshëm, por goli i Huescas në bëri që të reagojmë”.

“E vërteta është se kur shënon dëshiron të festosh dhe adrenalina e golin të largohet pak nga VAR-i, por tani gjyqtarët nuk gabojnë”.

“Është gjithmonë e rëndësishme të jesh në krye, por sezoni vetëm sa ka filluar dhe ne duhet të jemi gati për çdo gjë që vjen”, shtoi Suarez.

Në xhiron e ardhshme Barça luan kundër Real Sociedadit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat