Valverde lavdëroi fuqinë sulmuese të Barcelonës

Futboll

Valverde lavdëroi fuqinë sulmuese të Barcelonës

Më: 3 shtator 2018 Në ora: 12:43
Valverde lavdëroi fuqinë sulmuese të Barcelonës

Ernesto Valverde lavdëroi fuqinë sulmuese të Barcelonës, pasi Lionel Messi dhe Luis Suarez ndihmuan kampionët e La Liga-s të shkatërronin Huesca. Messi dhe Suarez shënuan të dy dopieta, ndërsa Ivan Rakitic, Ousmane Dembele dhe Jordi Alba e vendosën, gjithashtu në shënjestër Huesca, pasi Barcelona fitoi 8-2 në “Camp Nou”, të dielën.

Trajneri Ernesto Valverde ishte i kënaqur me të tijtë, edhe pse beson se Barcelona mund të kishte shënuar edhe më shumë: “Ne bëmë shumë në sulm, shënuam tetë gola, luajtëm mirë dhe krijuam mjaft shanse. Ishte një ditë e mirë, Huesca është një kundërshtar i vështirë. Ndeshja në disa pjesë ishte e vështirë, por ne ishim mjaft të durueshëm, i shtynim ata dhe kishim burime të mjaftueshme për t’u kthyer dhe shënuar shumë gola.

Në aksionin e parë të ndeshjes kemi pësuar golin, edhe të dytin nuk e prisnim, sepse sapo kishim shënuar të tretin, kështu që në gjysmën e kohës ishim pak në dyshim, pastaj në gjysmën e dytë fituam ndeshjen dhe shënuam shumë gola, sepse kemi luajtur vërtet mirë”.

Barcelona lëvizi në krye të tabelës së klasifikimit, përpara Real Madridit, me diferencën e golave, por Valverde ka thënë: “La Liga sapo ka filluar, unë nuk i jap shumë rëndësi të qenit në krye të tabelës tani, për shkak të ndryshimit të golave. Atletico Madrid dhe Valencia lanë pikë, por kampionati sapo ka filluar. Natyrisht, ne duhet të zgjedhim që gjithmonë të jemi në krye”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat