Tre shqiptarë në përbërjen më të dobët të javës në Zvicrës

Futboll

Tre shqiptarë në përbërjen më të dobët të javës në Zvicrës

Nga: Kemajl Goca Më: 3 shtator 2018 Në ora: 14:09
Taulant Xhaka

Si çdo të hënë edhe kësaj radhe prestigjiozja “Blick” ka përzgjedhur përbërjen më të mirë të javës dhe më të dobët. Në përbërjen me të mirë të javës nuk është asnjë shqiptar, kurse në atë të dobëtin janë tre! Në përbërjen më të dobët të javës së gjashtë në Superligës së Zvicrës, janë tre shqiptarët, si Arbenit Xhemaili, Taulant Xhaka dhe Pajtim Kasami. Sipas “Blick”, në përbërjen më të dobët janë: Kevin Fickentscher (Sion), Nicolas Lüchinger (St.Gallen), Arbenit Xhemajli (Xamax), Nathan (Grashhoppers), Christian Schwegler (Luzern), Pajtim Kasami (Sion), Taulant Xhaka (Basel), Xavier Kouassi (Sion), Salim Khelifi (Zurich), Marco Gjuriçin (Grasshoppers) dhe Robert Uldrikis (Sion).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat