Courtois zbulon diferencën mes Chelsea dhe Real Madrid

Futboll

Courtois zbulon diferencën mes Chelsea dhe Real Madrid

Më: 3 shtator 2018 Në ora: 15:05
Thibaut Courtois

Chelsea është detyruar të shesë Thibaut Courtois te Real Madrid pasi portieri refuzoi të rinovonte kontratën.

Atij i kishte mbetur edhe një vit me Blutë dhe kampionët e Champions League vendosën ta merrnin.

26-vjeçari debutoi fundjavën e fundit në fitoren 4-1 ndaj Leganes. Belgu foli për diferencën mes dy klubeve, si në fushë ashtu edhe në seancat stërvitore.

“Po shkoj mirë me të gjithë, komunikimi me mbrojtjen po shkon mirë, edhe gjatë kompeticionit,” shprehet Courtois.

“Në stërvitje, e sheh që niveli është i lartë. Tani po kuptoj që Sergio Ramos është qendërmbrojtësi më i mirë në botë. Niveli te Real Madrid është më i lartë se te Chelsea.

“Edhe stadiumi këtu është dy herë më i madh se te Chelsea dhe ndjesia është ndryshe. Nëse sheh përpara sheh një mur me njerëz, ndërsa në Stamford Bridge duket qielli dhe hoteli pas tribunës.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat