Sherr mes futbollistëve të Napolit, Ancelotti i zëvendësoi të dy ndaj Sampdorias

Futboll

Sherr mes futbollistëve të Napolit, Ancelotti i zëvendësoi të dy ndaj Sampdorias

Më: 3 shtator 2018 Në ora: 16:01
Napoli në ballafaqimin ndaj Sampdorias.

Probleme te skuadra e Napolit në ballafaqimin ndaj Sampdorias.

Napoli pësoi humbjen e parë sezonale, teksa u mposht nga Sampdoria me rezultatin e thellë 3-0, mbrëmjen e të dielës dhe ndryshe nga dy takimet e para të fituara me përmbysje, këtë herë të besuarit e Ancelottit nuk reaguan dot ndaj vendasve.

Menjëherë pas ndeshjes mediat italiane aluduan për një sherr të ndodhur mes dy sulmuesve anësorë të Napolit, Lorenzo Insignes, i cili mbrëmë zbriti me shiritin e kapitenit dhe të sapoardhurit, Simone Verdi.

Të dy këta lojtarë e nisën sfidën si titullarë, por në përfundim të 45 minutave të para, Ancelotti vendosi t’i lërë në dhomat e zhveshjes, duke hedhur në fushë Mertens dhe Ounas, veprim që konfirmon edhe më shumë këtë histori.

Gjithsesi klubi i kaltër, nëpërmjet një deklarate zyrtare ka mohuar totalisht këto fjalë, duke i cilësuar si thashetheme dhe duke theksuar se mes lojtarëve nuk ka pasur asnjëherë përplasje dhe se janë në harmoni të plotë me grupin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat