Mbyllet ‘Rasti Modric’, nuk ka ndjekje nga FIFA për Interin

Futboll

Mbyllet ‘Rasti Modric’, nuk ka ndjekje nga FIFA për Interin

Më: 3 shtator 2018 Në ora: 17:51
Luka Modric

 Nuk do të ketë asnjë ndjekje ligjore nga FIFA për klubin italian, Interin, në lidhje me akuzat për afrim të paligjshëm ndaj mesfushorit kroat, Luka Modric.

Emri i Modric ka qenë njëri ndër më të lakuarit në afatin kalimtar të verës në lidhje me një largim nga Real Madridi.

Shumë media e jepnin të kryer transferimin e tij te gjiganti italian, Interi, me të cilët u raportua se kanë edhe marrëveshje personale.

Megjithatë, afrimi i Interit me lojtarin kroat bëri që Mbretërit ta denoncojnë klubin italian në organet e FIFA.

Real Madridi kishte raportuar Interin te FIFA, duke pretenduar se Nerazzurrët kishin shkelur Nenin 18 të Rregullores së FIFA-s për Statusin dhe Transferimin e Lojtarëve në lidhje me Modricin.

Por, FIFA e ka pastruar Interin nga çdo keqbërje pasi Real Madridi i akuzoi ata për afrimin e paligjshëm të kroatit.

Sipas Gazzetta dello Sport, nuk do të merren më veprime nga FIFA pas dëgjimit të llogarive të të dy klubeve dhe vetë mesfushorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat