Kush janë në garë për çmimin Puskas?

Futboll

Kush janë në garë për çmimin Puskas?

Më: 3 shtator 2018 Në ora: 17:55
Gareth Bale

Futbollistët Lionel Messi (Barcelona), Cristiano Ronaldo (Juventusi), Gareth Bale (Reali) dhe Mohamed Salah (Liverpooli) janë përfshirë në garën për çmimin Puskas, që i jepet golit më të bukur të vitit. Do të jenë tifozët ata që do të zgjedhin fituesin nëpërmjet faqes zyrtare të FIFA-s pasi është shpallur lista e golave të përzgjedhur. Goli ndaj Nigerisë i shënuar në Kupën e Botës e ka vendosur Messin në listën e golave më të bukur. Salah do të konkurrojë me aksionin personal ndaj Everton dhjetorin e kaluar. Mbetet të shihet se cili nga këta të lartpërmendurit do ta fitojë çmimin Puskas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat