Ibraimi, 100 gola me Shkëndijen

Futboll

Ibraimi, 100 gola me Shkëndijen

Më: 3 shtator 2018 Në ora: 19:49
Ibraimi, 100 gola me Shkëndijen

Besart Ibraimi nuk ka fshehur kënaqësinë që ka mundur të prek shifrën e 100 golave zyrtarë me fanellën e Shkëndijës. Bomberi reailzoi dy herë në transfertën me Shkupin, duke i dhënë skuadrës së tij fitoren 2:1 në Çair. Kështu numri ‘7’ shkon në 100 gola në ndeshjet zyrtare me Shkëndijën, prej të cilëve 71 në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë, 15-të në Kupën e Maqedonisë dhe 14-të në Kupat e Europës (5 në Champions League dhe 9 në UEFA Europa League).
“Normal se është ndjenjë e pazëvendësueshme të shënosh 100 gola me fanellën kuqezi. Është një ndenjë që se përshkruaj me fjalë dhe me këtë rast dua të falemënderoj gjithë bashkëlojtarët dhe trajnerët me të cilët kamë bashkëpunuar drejt arritjes së kësaj shifre, tifozët, ‘Ballistët’ në veçanti dhe gjithë ata që më kanë ndihmuar të vij deri këtu”, u shpreh plotë entuziazëm Besart Ibraimi, pas ndeshjes me Shkupin, duke shtuar se ky rekord e motivon të japë edhe më shumë në të ardhmen.

“Unë gjithmonë them se kam dhënë dhe do të vazhdoj të jap më të mirën për këtë fanellë, me shpresë për shumë gola tjerë që do t’i ndihmonin skuadrës dhe do të gëzonin tifozët dhe ‘Ballistët’ kudo që janë”.
Ibraimi në vlerësoi paraqitjen e skuadrës kundër Shkupit, duke potencuar se u arkëtuan tre pikë në një transfertë të rëndë.
“Kundër Shkupit e pamë gjithë se ishte ndeshje e vështirë, por ne menaxhuam mirë ndeshjen për të marrë tre pikë të mëdha dhe shpresoj të vazhdojmë me këtë rritëm”, përfundoi Besart Ibraimi i cili tashmë pas emrit të tij ka plotë 100 gola zyrtarë me fanellën e Shkëndijës..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat