Legjenda e Juventus zyrtarizon ekipin e ri, pas 25 vitesh bardhezi

Futboll

Legjenda e Juventus zyrtarizon ekipin e ri, pas 25 vitesh bardhezi

Më: 3 shtator 2018 Në ora: 21:39
Claudio Marchisio

Claudio Marchisio është futbollisti më i ri i skuadrës së Zenit në kampionatin rus. Legjenda e skuadrës së Juventus ka nënshkruar mbrëmjen e të hënës kontratën që e lidh atë me ekipin e Zenit. Marchisio ka firmosur në cilësinë e futbollistit me kosto zero transferimi, një marrëveshje 2-vjeçare me Zenit St. Petersburg.

“Marchisio i lindur më 19 janar 1986 në Torino u bë pjesë e Akademisë Juventus në moshën 7-vjeçare, për të qëndruar me ngjyrat bardhezi për plot 25 vite, me përjashtim të vetëm një sezoni, 2007-08, kur u bë pjesë e Empolit. Marchisio ka luajtur 389 ndeshje për Juventus, dhe ka shënuar 37 gola, e dhuruar 42 asiste. Claudio është 7 herë fitues i Seria A, fitues i Serie B, 3 herë fitues i Super Kupës së Italisë, dhe 4 herë fitues i Kupës së Italisë. Ai luajti në dy finale të UEFA Champions League gjatë qëndrimit te Juventus. Në gusht 2009, Claudio Marchisio debutoi për përfaqësuesen e Italisë, duke u aktivizuar në 55 ndeshje dhe shënuar 5 gola”, është ky prezantimi me të cilin Zenit i uron mirëseardhjen zyrtare Claudio Marchisios, duke i uruar gjithë të mirat në St. Petersburg!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat