Mancini ngre alarmin tek të “kaltrit”

Futboll

Mancini ngre alarmin tek të “kaltrit”

Më: 3 shtator 2018 Në ora: 22:15
Roberto Mancini

Pak ditë nga debutimi në Ligën e Kombeve, trajneri i Italisë Roberto Mancini i bëri thirrje klubeve që të aktivizojnë më shumë talentet e rritur në shtëpi.

Përzgjedhësi i kombëtares së futbollit ngriti alarmin për lënien në hije të lojtarëve me potencial të madh, përballë fluksit të të huajve në serinë A.

Sipas tij, të dhënat tregojnë se kurrë më parë, lojtarët e moshave nuk kanë patur kaq pak minuta në klubet respektive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat