Kundër Kosovës, Mustedanagiç grumbullon U17-n

Futboll

Kundër Kosovës, Mustedanagiç grumbullon U17-n

Më: 3 shtator 2018 Në ora: 22:35
Dzemal Mustedanagic

13 futbollistë nga lista e lojtarëve të kombëtares deri në 17 vjeç, militojnë jashtë vendit.

Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit për moshën U-17, Dzemal Mustedanagic ka dalë në një konferencë për shtyp në ambientet e FSHF, për të shpjeguar listën e lojtarëve për miqësoret e këtij muaji.

Pak ditë para dy ndeshjeve miqësore Shqipëri U17- Kosovë U17, ku ka bërë të ditur edhe listën e lojtarëve që do t’i besojë.

Trajneri foli ndër të tjera edhe për turneun eliminator i vlefshëm për Europianin e kësaj moshe, ku Shqipëria është pjesë e grupit të 8-të në këtë turne, i cili do të zhvillohet në muajin tetor në vendin tonë, ku bën pjesë Cekia, Norvegjia dhe Azerbaxhani.

Ndeshjet miqësore Shqipëri-Kosovë U-17 do të zhvillohen në datat 9 & 11 shtator ora 16:00 ne stadiumin “Loro Borici” ku hyrja për tifozët do të jetë falas.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat