Probleme te Barcelona, talenti i ardhur në merkato dëmtohet në stërvitje

Futboll

Probleme te Barcelona, talenti i ardhur në merkato dëmtohet në stërvitje

Më: 3 shtator 2018 Në ora: 23:05
Barcelona

Barcelona ka konfirmuar se prurja me e fundit e merkatos së verës, Malcom është dëmtuar gjatë stërvitjes së kësaj të hëne. Sulmuesi brazilian iu bashkua klubit katalanas për shifrën e 45 milionë eurove. Më herët ai kishte qenë në tratativë të avancuar me Romën, por gjithçka ndryshoi në minutën e fundit dhe braziliani përfundoi një Barcelonë.

Deri më tani 21-vjeçari ka luajtur vetëm 6 minuta me kampionët e Spanjës në këto javë të para të La Liga, por duket se aventura katalanase nuk do të jetë aq e lehtë për ish-lojtarin e Bordeaux.

Mediet iberike shkruajnë se për shkak të dëmtimit që ka marrë në kavilje këtë të hënë gjatë stërvitjes, Malcom për të paktën disa javë do të jetë jashtë fushave. Ende nuk nuk është përcaktuar shkalla e dëmtimit dhe se për sa kohë Malcom nuk do mund të jetë në dispozicion të teknikut Ernesto Valverde.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat