Lopetegui “mes tre zjarresh”: Te të tre kam besim…

Futboll

Lopetegui “mes tre zjarresh”: Te të tre kam besim…

Më: 3 shtator 2018 Në ora: 23:52
Trajneri Real-it, Lopetegui

Trajneri Real-it, Lopetegui pranon se problemi qëndron tek të pasurit në ekip 3 portier cilësorë.

Ish-portieri i Chelsea-t, Thibaut Courtois arriti në kryeqytetin spanjoll për një çmim të ulët pasi ishte në vitin e fundit të kontratës së tij, dhe ka bërë paraqitjen e tij të parë me Los Blancos këtë të shtunë, në fitoren 2-1 me Leganes.

Gjithsesi Navas, Courtois dhe Casilla janë të tre portierë me eksperiencë edhe Lopetegui ka besim tek të tre, por përzgjedhja vazhdon të mbetet problematike për të.

“Unë kam besim tek të tre portierët e mi.”

“Problemi është se vetëm njëri mund të luajë në çdo ndeshje por kjo s’do të thotë që ata që nuk janë në fushë nuk e kanë besimin tim. Është një situatë që unë jam punësuar për ta zgjidhur, duhet të zgjedh opsionin më të mirë duke ju përshtatur situatës.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat