Mourinho nuk i frikësohet shkarkimit

Futboll

Mourinho nuk i frikësohet shkarkimit

Më: 4 shtator 2018 Në ora: 00:11
Jose Mourinho

Jose Mourinho ka qenë cak i shumë kritikave pas dy humbjeve të pësuari radhazi në kuadër të Premierligës, ndaj  Brighton dhe Tottenham.

Portugezi me skuadrën u rikthyen tek fitorja në ndeshjen e fundjavës të zhvilluar ndaj Burnley, të cilën e fituan me rezultat 0:2 në udhëtim.

Në një intervistë për media, i pyetur se a frikësohet nga shkarkimi, “The special one” është shprehur:

“Disa po thonë se jam në rrezik për t’u shkarkuar. Unë nuk mendoj kështu”.

Më tej me sarkazëm ai ka vazhduar “E dini se sa para do iu kushtonte shkarkimi im? “.

Mbetet të shihet nëse skuadra është këndjellur me të vërtetë dhe fjalët për shkarkimin e trajnerit do të ndalen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat