Wanda Nara zbulon klubet të cilat tentuan të transferonin Icardin

Futboll

Wanda Nara zbulon klubet të cilat tentuan të transferonin Icardin

Më: 4 shtator 2018 Në ora: 09:41
Wanda Nara

Gruaja e Wanda Nara dhe njëkohësisht agjentja e Mauro Icardit ka konfirmuar se Juventusi dhe Napoli janë dy skuadrat që u interesuan për të nënshkruar me kapitenin e zikaltërve.

"Është e qartë se do të ketë oferta për një sulmues si Mauro, por zgjedhja e tij ishte e qartë që nga fillimi”, tha Wanda Icardi për Tiki Taka, shkruan Sportmediaset,

"Juventusi e vëzhgoi atë, por Cristiano Ronaldo ishte objektivi i tyre kryesor për Ligën e Kampionëve.

"Unë bëj punën time, nëse klube të tjera më telefonojnë, atëherë unë i përgjigjem, por vendimi përfundimtar është gjithnjë i Mauros”, vijoi ajo.

"Presidenti i Napolit Aurelio De Laurentiis? E takova, ai është një person shumë i mirë. Ne folëm për pak gjëra, por Icardi vendosi të mos largohet. Ai bëri një ofertë në drejtim të Interit, por Mauro e refuzoi”, përfundoi ajo.

Kujtojmë që sulmuesi kishte një klauzolë lirimi me vlerë 110 milion euro për klubet e huaja, por dy javët e fundit ai mori vendimin për të qëndruar me “Nerazzurrët”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat