Trajner i ri, rregulla të reja! Enrique na njeh me ndryshimet te Spanja

Futboll

Trajner i ri, rregulla të reja! Enrique na njeh me ndryshimet te Spanja

Më: 4 shtator 2018 Në ora: 22:02
Luis Enrique

Trajner i ri, rregulla të reja.

Është një teori e cila funksionon pothuajse në të gjitha skuadra, dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe edhe me Spanjën. Luis Enrique është i vetëdijshëm për këtë teori, për këtë arsye ka vendosur që të ndryshojë ritmin e “La Furija Roja” pas eliminimit të papritur në raundin e 1/16 në Kupën e Botës nga Rusia. Tre ndryshime kryesore: Ndalohet përdorimi i telefonit gjatë ngrënies, nuk ka mbrëmje të lirë për të shëtitur në rrugët e Madrid dhe fluturime direkte në destinacionet e ndeshjeve ndërkombëtare.

Telefonat nuk do të përdoren teksa lojtarët po konsumojnë një vakt ushqimor, me qëllimin që të kalojnë më shumë kohë me njëri-tjetrin dhe të jenë më të përqëndruar. Nuk do të ketë xhiro mbrëmjeve në Madrid, që futbollistët të mos shpenzojnë në mënyrë të padobishme energji dhe sigurisht fluturime direkte në destinacione për të mos humbur kohë.

Më pak liri, më shumë përqendrim dhe më shumë frymë grupi. Luis Enrique nuk është një trajner i hekurt, ai thjesht dëshiron të fitojë…dhe shpreson se lojtarët e tij do ta ndjekin në këtë rrugëtim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat