Suarez: Messi meriton më shumë trofe të Ligës së Kampionëve sesa ka

Futboll

Suarez: Messi meriton më shumë trofe të Ligës së Kampionëve sesa ka

Më: 5 shtator 2018 Në ora: 08:34
Lionel Messi dhe Luis Suarez

Te Barcelona janë të vendosur që ta fitojnë një tjetër Ligë të Kampionëve këtë sezon, pasi rivalët e tyre  Real Madrid i kanë fituar tri rresht.

Luis Suarez do të ishte i kënaqur për partnerin e tij të sulmit, Lionel Messin, pasi sipas tij ai meriton më shuam liga të Kampionëve se sa ka fituar.

Messi i ka fituar katër medalje të Ligës së Kampionëve.

“Liga e Kampioneve është garë që ju definon si lojtar, pasi lojtarët më të mirë dhe ekipet më të mira të Evropës janë në të. Vjen një motiv shtesë dhe ndjeheni i çlodhur”.

“Dëshira, motivimi dhe pritjet tona janë që ky të jetë një sezon i madh”.

“Është padyshim një acarim kur rivali juaj ka fituar tre Ligat e Kampioneve të kaluara, pasi është historike”.

“[ Messi ], si një lojtar, meriton shumë më tepër tituj të Ligës së Kampionëve sesa ka”.

“Ai është plot dëshirë pas Kupës së Botës dhe pas asaj që na ka ndodhur në Ligën e Kampionëve vitin e kaluar”.

“Ai gjithmonë ka marrë një rol udhëheqës dhe është i gatshëm të merr edhe disa trofe të tjerë”, ka thënë Suarez për RAC1.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat