Sot do të mbahet Samiti i parë Rajonal i Aleancës Globale për Integritetin në Sport

Futboll

Sot do të mbahet Samiti i parë Rajonal i Aleancës Globale për Integritetin në Sport

Më: 5 shtator 2018 Në ora: 10:04
SIGA

Komiteti Olimpik i Kosovës do të organizojë Samitin e Parë Rajonal të Aleancës Globale për Integritetin në Sport (SIGA) me temën: “Integriteti sportiv – sfidat, zgjidhjet dhe bashkëpunimi Rajonal”, Samit ky që pason katër forumet e SIGA-s në nivel ndërkombëtar.

Samiti do të mbahet sot (e mërkurë) në Hotel Swiss Diamond në Prishtinë, prej orës 14:00 deri në 19:00.

Drejtuesit më të lartë të SIGA-s, si drejtori ekzekutiv, Emanuel Macedo de Medeiros, zyrtarët e lartë të SIGA-s, Katie Simmond, Magie Murphy dhe Michael Pedersen, tashmë kanë arritur në Prishtinë, sikurse Fred Lord, drejtor për Operacionet Anti-korrupsion dhe Transparencë.

Po ashtu, në panel do të jenë edhe presidentë të Komiteteve Olimpike të Rajonit, si Viron Bizhani i Shqipërisë, Vasil Tupurkovski i Maqedonisë, Dusan Simonovic i Malit të Zi, etj.

Pjesëmarrës janë edhe ministri për Kulturë, Rini e Sport, Kujtim Gashi dhe ministri i Financave, Bedri Hamza.

Ky i fundit përveç rëndësisë së transparencës dhe integritetit financiar, do të flasë edhe për Ligjin për Sponsorizime, që pritet të zgjojë kërshërinë e të gjithë pjesëmarrësve.

Të martën, drejtuesit e SIGA-s u pritën ngrohtësisht nga kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj. Komiteti Olimpik i Kosovës është anëtar dhe themelues i SIGA-s, organizatë kjo e themeluar në vitin 2015.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat