Pirlo: Trajnerët italianë nuk kanë guxim

Futboll

Pirlo: Trajnerët italianë nuk kanë guxim

Më: 5 shtator 2018 Në ora: 11:45
Andrea Pirlo

Në Itali vazhdon të bëjë jehonë ideja e trajnerit të kombëtares “azzurre” Roberto Mancini, që kërkon më shumë hapësira për lojtarët italianë në Serinë A, çka do të ndikojë edhe të rezultatet e kombëtares.

Dhe pas alarmit të trajnerit edhe Andrea Pirlo ka të njëjtin mendim: “Besoj se i Roberto referohet faktit se skuadrat e mëdha kanë shumë të huaj, me përjashtim të Milanit dhe Fiorentinës. Është e vërtetë që kurajo nuk ka qenë kurrë një virtut i trajnerëve italianë, që shpesh i aktivizojnë lojtarët e rinj vetëm për pak minuta”, tha ish-mesfushori.

Legjenda Pirlo godet edhe brezat e rinj: “Është e vështirë që një 18-vjeçar t’i zërë vendin një lojtari 28-30 vjeç, por zakonisht kombëtarja U-21 është reflektim i një gjenerate dhe e jona nuk fiton që prej vitit 2004. Nuk ka nevojë për alibi, nëse je i aftë mund ta tregosh kudo, siç bën Verratti te PSG”, tha Pirlo për të përditshmen italiane “Republica”.

Në fund, Andrea Pirlo shprehet: “Shumë të huaj janë të një niveli më i ulët se të rinjtë tanë, kjo gjë ndodh edhe në Serinë B, apo në kategori më të ulta. Kjo ndoshta ndodh më shumë për motive ekonomike, pasi nuk ka arsye tjetër se përse të huaj luajnë kaq shumë”, u shpreh Andrea Pirlo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat