Hysaj: Do të synojmë kualifikimin në grup

Futboll

Hysaj: Do të synojmë kualifikimin në grup

Më: 5 shtator 2018 Në ora: 15:55
Hysaj: Do të synojmë kualifikimin në grup

Nga Durrësi, ku është e grumbulluar kombëtarja kuqezi, kanë dalë sot në konferencë për shtyp dy lojtarë kuqezinj, Elseid Hysaj dhe Berat Gjimshiti. Mbrojtësi shkodran i Napolit ka nënvizuar: “Jam shumë i kënaqur me fillimin e kampionatit në Itali dhe paraqitjen time. Ndihem mirë edhe me trajnerin e ri. Të jenë gjithë futbollistët në formë me klubin e tyre, kjo është gjë e mirë edhe për kombëtaren. Personalisht jap maksimumin me fanellën kuqezi.

Vlerësimi i Lorik Canës se do të jem lideri i kombëtares për disa vite është diçka shumë e madhe për mua. Lorikun e kam pasur idhull që i vogël. E përsëris, unë jap gjithnjë maksimumin për kombëtaren. Roshi dhe Sadiku janë mungesa të mëdha, megjithatë jemi një grup shumë i mirë lojtarësh të bashkuar. Kuptohet, me rëndësi është që lojtarët me eksperiencë të madhe t’i ndihmojnë të rinjtë të përshtaten.

Miqësoret e fundit shkuan shumë keq për ne, por tani është histori ndryshe. Ndryshimet e shumta në grup ndikuan në ato paraqitje zhgënjyese në lojë dhe rezultat. Tani jemi të gjithë, të rinje të vjetër, dhe kemi mundësi të tregojmë fytyrën e vërtetë.

Në kombëtare, nuk është hera e parë që shumë lojtarë kanë minutazh të paktë në këmbët e tyre (me klubet). Megjithatë, me karakterin që kemi dhe e tregojmë kur veshim fanellën kuqezi, të gjithë japim maksimumin në fushë.

Izraeli? Duhet të jemi të qetë, mos të mendojmë për ndeshjet e kaluara. Liga e Kombeve është një mundësi për të kaluar në Europian. Jemi gati, jemi stërvitur mirë dhe e shikoj si të barabartë përballjen me Izraelin. Do të synojmë kualifikimin në grup.

Kemi mundësi të luajmë mirë dhe ta fitojmë ndeshjen me Izraelin. Duhet të jemi të koncentruar. Këmbëngul në idenë time, mundësitë i kemi për të fituar. Tashmë kemi një trajner të ri, disa variante të lojës, edhe lojtarë të rinj. Emëruesi i përbashkët mes të triave, duke korrigjuar gabimet e së kaluarës, është rruga që duhet të ndjekim. Mendoj se do të jemi gati për këtë ndeshje.

Pozicioni im në fushë? Unë do të bëj punën që më ngarkon trajneri. Ai e di si do të luajmë taktikisht. Sa i përket motivimit, duhet të luajmë duke pasur në mendje kualifikimin në Europian. Ne i kemi mundësitë që ta përsërisim këtë sukses. I kemi shanset, thjesht duhet t’i shfrytëzojmë mirë dhe të mos i japim mundësi asnjë ekipi të na mposhtë lehtë.

Kritikat ndaj meje? Këtë punë kanë, por unë besoj se kur mbaroj lojën e dal jashtë stadiumit, jam i qetë me veten time. Çfarë thonë njerëzit pastaj nuk më intereson, kam jetën time, lojën time. Unë këtu vi se dua t’i jap një dorë vendit tim, jo për të kaluar kohën, se mund ta kaloja në vend tjetër. Vij me qejf për të dhënë maksimumin gjithmonë.

Situata në nivel klubi? Personalisht jap gjithmonë maksimumin te Napoli dhe me lojën time shpresoj ta meritoj besimin e një trajneri si Ancelotti. Ancelotti ka mendimet e veta të stërvitjes, ndërsa Panucci ka filozofinë e tij”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat