Bashkimi i kundërpërgjigjet Dardanës për fushën!

Futboll

Bashkimi i kundërpërgjigjet Dardanës për fushën!

Nga: K. Goca Më: 5 shtator 2018 Në ora: 16:25
Bashkimi i kundërpërgjigjet Dardanës për fushën!

Klubi i futbollit Bashkimi nga Koretini, që garon në Ligën e Parë të Kosovës dhe Dardana në Ligën e Dytë, përplasen për çështjen e fushës. “Pas akuzave të shumta dhe të pa drejta në adresë të KF Bashkimit dhe disa zyrtarëve të kryesisë nga ana e KF Dardanës, vendosëm ta publikojmë vendimin për shfrytëzimin e fushës së Futbollit në Koretin nga ana e KF Dardanës, vendim zyrtarisht i pranuar nga ana e KF Dardanës më 27.08.2018 përmes e-mailit zyrtar të klubit”, bëhet ditur sot nga KF Bashkimi.  Drejtuesit e KF Bashkimit publikojnë edhe vendimin që kishim marrë para disa ditësh. “Në lidhje me çështjen e shfrytëzimit të stadiumit të futbollit në Koretin, e pas shkrimeve përmes faqes zyrtare të KF Dardana nga Kamenica, e cila njëanshëm paraqet situatën, ku nuk jepen arsyet pse në ditën kritike nuk ka mundur të zhvillohet loja miqësore e paralajmëruar, e cila ishte paralajmëruar pa konsultimet paraprake me organet zyrtare të KF Bashkimi Koretin, si dhe pas vendimit të komisionit të FFK-së se duhen urgjentisht të bëhen punime shtesë për ta pranuar terrenin nga FFK-ja.

Bile KF Dardana shkon një hap më tutje duke akuzuar pa të drejtë anëtarin e kryesisë së KF Bashkimi z. Isah Hoda, një punëtor të palodhshëm i KF Bashkimit, një donator i madh, një njeri që nuk kursen asnjë minutë në dobi të futbollit dhe të KF Bashkimit në përgjithësi. KF Bashkimi i ka organet e veta dhe ato mund të merr me secilin anëtarë të vetin të kryesisë pa pas nevojë klubet tjera të merren me anëtarët tanë të kryesisë (rasti konkret KF Dardana). KF Bashkimi i ka organet e veta drejtuese ku zyrtarisht kushdo qoftë mund të ju drejtohet për kërkesa të caktuara dhe në kohë rekorde kryesia është e aftë të jep përgjigje qoftë me shkrim qoftë me metoda tjera, në rastin konkret për ditën e shtunë organet drejtuese të KF Bashkimit nuk janë konsultuar nga KF Dardana e cila ka qenë në njohuri se në stadiumi ka punime të cilat i shërbejnë pos KF Bashkimit edhe KF Dardanës, përndryshe asnjëra nuk do të kishte pas mundësi ti zhvilloi ndeshjet kampionale në atë stadium.

Pas analizës së situatës, kryesia e KF “Bashkimi” Koretin ka marrë këtë vendim: KF Dardana nga Kamenica, mund ta shfrytëzoj stadiumin në Koretin për zhvillimin e ndeshjeve kampionale, por në terminet në të cilat nuk e pengojnë aktivitetin e KF Bashkimi. Stadiumin, në javën që ne nuk jemi nikoqir KF Dardana mundet të zhvilloj lojën cilën do ditë të vikendit, ndërsa kur në të njëjtin vikend të dy ekipe jemi nikoqir në ligat përkatëse KF Dardana mund ta zhvilloj lojën në ditën pasuese nga loja e KF Bashkimi (nëse KF Bashkimi zhvillon lojë të dielën, KF Dardana të (hënën). Nëse dita e hënë nuk i përgjigjet KF Dardanës, atëherë si opsion duhet ta shqyrtojnë stadiumin e KF Kika nga Hogoshti”, thuhet nga KF Bashkimi.

Nga ana tjetër, KF Dardana ditë më parë ishte ankuar. “Të nderuar qytetar dhe simpatizant të KF Dardanës, siç jeni në dijeni se në pamundësi për t'i zhvilluar garat në stadiumin e qytetit tonë kemi qen te shtrënguar që ndeshjet kampionale ti zhvillojmë në Koretin, mirëpo për shkak te tekeve te disa individëve në kryesinë e KF Bashkimi neve na është pamundësuar që edhe më tutje ti vazhdojmë garat në të njëjtin stadium, individ te llojit të Isa Hodës, që fatkeqësisht nuk ishte i vetëm në kryesi me këtë mendim, është fatkeqësi që ju lejohet të merren me futbollin kosovar sepse janë kanceri i vet këtij sporti. Është për të ardhur keq nga qytetarët shumë të ndërgjegjshëm të Koretinit, pjesa dërmuese e tyre kanë pas sjellje shumë korrekte ndaj klubit tonë, ku gjejmë rastin të ju jemi shumë mirënjohës dhe në çdo eventualitet jemi të gatshëm te ju ndihmojmë kur do që ata kanë nevojë për ne”, kështu kishte reaguar mes të tjera para disa ditëve KF Dardana.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat