Neuer: Duam të fitojmë në shtëpi

Futboll

Neuer: Duam të fitojmë në shtëpi

Më: 5 shtator 2018 Në ora: 17:33
Neuer: Duam të fitojmë në shtëpi

Gjermania do të luajë kundër Francës në ndeshjen e parë pas dështimit në Kampionatin Botëror - “Rusia 2018”. “Gjëja më e mirë është që do të luajmë menjëherë kundër një skuadre kaq të mirë. Duam të tregojmë se çfarë mund të bëjmë”, ka thënë kapiteni i Gjermanisë, Manuel Neuer. “Do të jetë një detyrë e vështirë, por ne duam të fitojmë në shtëpi. Stadiumi do të jetë i mbushur plot dhe kjo është një shenjë e mirë se njerëzit duan që të na shohin të luajmë përsëri. Do japim gjithçka për t’i bërë të lumtur”, ka thënë Neuer. Ndeshja Gjermania dhe Franca do të zhvillohet nesër (20.45), në kuadër të Ligës së Kombeve, divizioni A.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat