Klopp: Lojtarët nuk janë ende në nivelin e tyre - Bota Sot
Klopp: Lojtarët nuk janë ende në nivelin e tyre

Futboll

Klopp: Lojtarët nuk janë ende në nivelin e tyre

Më: 5 shtator 2018 Në ora: 18:09
Klopp: Lojtarët nuk janë ende në nivelin e tyre

Pushimi është i mirëseardhur për disa skuadra në secilën ligë më të fortën në Evropë. Pushimi i skuadrave është si rezultat që kombëtaret do të luajnë në Ligën e Kombeve e disa edhe miqësore futbolli. Në Premier Leaguen angleze kemi tri skuadra me katër fitore rresht apo gjithsej pesë prej tyre janë pa humbje. Liverpooli, Chelsea e Watfordi kanë nga katër fitore, ndërsa Manchester City, kampion në fuqi, ka tri fitore e një barazim, kurse Evertoni një fitore e tri barazime. Liverpooli kryeson me 12 pikë në saje të goldallimit më të mirë, duke lënë pas vetes me aq pikë Chelsean e Watfordin, kurse Manchester City ka 10 pikë etj.

Ky pushim mund të jetë edhe më i frytshëm për disa skuadra që nuk ishin në formën e duhur në katër javët e para e për disa që janë në formë është thikë me dy teha sepse mund ta humbin at ritmin pozitiv të rezultateve në vazhdim të kampionatit. Megjithatë, Liverpooli po kalon në një formë jashtëzakonisht të mirë, për katër ndeshje krahas katër fitoreve ka realizuar 9 gola e pësuar vetëm 1. Trajneri i kësaj skuadre, Jurgen Klopp, këmbëngul se lojtarët e tij do të përmirësohen edhe më, pas fillimit të tyre të përsosur të sezonit. “Lojtarët nuk janë ende në nivelin e tyre më të lartë. Kjo është për shkak se jemi në fillim të sezonit. Diçka normale. Të gjithë duhet të dinë se kemi shumë punë për të bërë akoma. Kur ju fitoni katër ndeshjet e para radhazi, kjo tingëllon me të vërtetë e çmendur për ta thënë.

Megjithatë, është vetëm starti i sezonit dhe vijmë pas pushimeve të verës. Nga mesi i shtatorit, ne do të luajmë çdo tri ditë. Pra, ne po e bëjmë punën mirë tani, dhe kështu është, por nuk jemi plotësisht në 100 për qind të lojërave”, ka thënë Klopp. Liverpool do të përballet me një ndeshje të vështirë pas rifillimit të garës vendase, përballë Tottenham, përpara një përplasjeje të Champions league me PSG-në.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...