Optimizëm te Kosova para ndeshjes me Irlandën

Futboll

Optimizëm te Kosova para ndeshjes me Irlandën

Më: 6 shtator 2018 Në ora: 10:39
Optimizëm te Kosova para ndeshjes me Irlandën

Kombëtarja Kosovës U21 ka mbajtur stërvitjen e tretë para përballjes me Irlandën, që do të zhvillohet të premten. Edhe në seancën e sotme stërvitore, e cila u mbajt në fushën e 2 Korrikut në Prishtinë, u punua me përkushtim, ku përzgjedhësi Rafet Prekazi me ndihmësit e tij provuan skema të ndryshme taktike, në mënyrë që ta përgatisin sa më mirë ndeshjen kundër Irlandës. Sipas stafit mjekësor në krye me dr. Mehmet Maxhuni, gjendja e futbollistëve është shumë e mirë, derisa angazhimi dhe vullneti për punë është maksimal. Kjo ka bërë që optimizmi për paraqitje rezultat pozitiv në sfidën e së premtes.
Valmir Sulejmani, futbollist, tha: Kundër Irlandës presim fitore. Jemi në formë të mirë dhe të gatshëm për këtë duel. Gjasat janë të mira, pasi kemi ekip të mirë dhe jemi të kompletuar. Shpresoj ta kemi edhe fatin në anën tonë. Nëse luajmë me angazhim si në duelin me Gjermaninë atëherë sigurisht se do të fitojmë. Personalisht jam në formë të mirë ku kam shënuar 5 gola në 6 ndeshje. Shpresoj të shënoj edhe në fanellën e Kosovës. Normalisht na duhet edhe përkrahja e tifozëve për të arritur sukses dhe shpresoj që të jenë në numër sa më të madh.

Ardian Ismajli, futbollist, tha Prej se kanë filluar eliminatoret e këtij Evropiani atmosfera në ekip ka qenë jashtëzakonisht e mirë dhe kemi pasur një harmoni të madhe. Ky është edhe çëlësi i suksesit tonë deri më tash. Vijmë në këtë takim pas rezultateve të mira në ndeshjet e fundit kundër Azerbajxhanit dhe Gjermanisë, prandaj besoj se edhe kundër Irlandës do të marrim rezultat pozitiv. Unë edhe më herët kam thënë se nëse do të jetë nevoja do të jem sërish me Kombëtaren U21 dhe ja sot jam këtu dhe do ta jap maksimumin për ekipin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat