Lamtumira e Sneijderit

Futboll

Lamtumira e Sneijderit

Më: 6 shtator 2018 Në ora: 12:14
Lamtumira e Sneijderit

Në Johan Cruijff Arena në Amsterdam, Holanda do të sfidojë Perunë në sfidën e lamtumirës së Wesley Sneijder. Në moshën 34-vjeçare ish mesfushori i Realit të Madridit dhe Interit do të luajë ndeshjen e tij të fundit me portokallinjtë. Deri tani Sneijder numëron 133 paraqitje dhe 31 gola të realizuar dhe është lojtari më më shumë ndeshje të luajtura me përfaqësuesen tulipane një pozicion që nuk do tia kërcënojë askush për një kohë të gjatë. Holanda e Ronald Koeman do të përpiqet të tregojë sot se në Ligën e Kombeve dhe në eliminatoret e Euro 2020 do të vijë ndryshe dhe mbi të gjitha me dëshirë dhe shumë grintë për mos munguar në një tjetër kompeticion madhor.  Kampionët në fuqi të Europës do të kenë përballë nënkampionët e botës. Portugali-Kroaci është një tjetër duel miqësor që pritet të dhurojë spektakël. Luzitanët janë pa Ronaldon ndërsa trajneri i kombëtares ballkanase Zlatko Daliç ka shumë halle për të zgjidhur pasi portieri Subashiç, mbrojtësi Corluka dhe sulmuesi Manxhukiç janë tërhequr nga Kroacia. Mungesat me peshë do të jenë evidente në të dy krahët por gjithsesi pritet një sfidë shumë e bukur e cila duhet ndjekur me çdo kusht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat