Shkupi mbush bateritë

Futboll

Shkupi mbush bateritë

Më: 6 shtator 2018 Në ora: 12:26
Shkupi mbush bateritë

Skuadra e FC Shkupit pas përmbylljes së javës së katërt, ka shfrytëzuar dy ditë pushim, iu është kthyer përgatitjeve për sfidat e radhës. Tani më kampionati i Maqedonisë ka një pushim shkaku i pjesëmarrjes në kuliafikueset për Ligën e Kombeve, që Maqedonia do të luaj ndaj Gjibraltarit dhe Armenisë.

Në përgatitjet e sotme në skuadër shkaku i angazhimeve me reprezentacionin kanë munguar Suhel Muharemi, Rron Broja dhe Basilio Ndong, ndërsa lëndimi i marrë në ndeshjen e fundit ndaj Shkëndijës do të lë jashtë terrenit të blertë Besart Krivanjevën për së paku një muaj.

Por stërvitjeve tani u është kthyer Bllazhe Ilijoski, ndërsa së bashku me ekipin ka stërvitur edhe ardhja e fundit Viktor Angellovi. Gjithashtu ekipi i është bashkuar edhe Erdon Daci, i cili është në pritje për një PO nga UEFA, shkaku i problemeve të klubit Konjaspor, që e kishte huazuar te Eskeshehirspor. Shkupi mbush bateritë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat