Krasniqi: Mos harroni, Ferronikelit nuk i dalin rroga as 50,000 euro

Futboll

Krasniqi: Mos harroni, Ferronikelit nuk i dalin rroga as 50,000 euro

Nga: Kemajl Goca Më: 6 shtator 2018 Në ora: 12:59
Krasniqi: Mos harroni, Ferronikelit nuk i dalin rroga as 50,000 euro

Kryetari i nderit i Ferronikelit nga Drenasi, Avdi Krasniqi, shprehet kritikë me qasjen politike të klubit nga Drenasi. Ai i del në mbrojtje Sulejman Starova, që para pak ditëve u tërhoq nga posti i trajnerit të Feronikelit dhe kritikon futbollistët. “Me dy barazime edhe një fitore Starova largohet nga KF Ferronikeli! Edhe pse largohet nga klubi, pas dy barazimeve edhe një fitore, nuk janë mossukses. Meqë klubi ka objektiva të mëdha para vetes, ka menduar të bëj ndryshime. Mos mendoni se trajneri ka shkop magjik e i fiton lojët, jo, jo, lojtarët janë akteret kryesor, ata duhet të angazhohen më shumë, se marrin rroga të mira për atë.
Edhe Ramadani vjen nëse lojtarët sillen si kundër Starovës nuk ka me pas sukses fare, prandaj duhet rrit disiplinën ndër lojtar. Mos harroni, Ferronikelit nuk i dalin rroga as 50,000 euro në muaj, para janë ato vetëm Naser Ramaj po i përballon se kërkush tjetër nuk mundet. Prandaj, mundi i kryetarit duhet shpaguar me rezultate e me disiplinë në klub e harmoni ndër lojtar. Në emër tim personal dhe kryetar nderi i Ferronikelit e falënderoj Staroven për kontributin e dhënë”, shkruan Krasniqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat