Bushi Grezdën para skocezëve

Futboll

Bushi Grezdën para skocezëve

Më: 6 shtator 2018 Në ora: 13:24
Bushi Grezdën para skocezëve ?

Në një intervistë për median skoceze “The Scottish Sun”, është vetë trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, i cili komenton për skocezët, Eros Grezdën, dhe kalimin e shqiptarit tek klubi i madh i Rejnxhërsit, që drejtohet nga legjenda e Liverpulit, Stiven Xherard.

“Kur e shikon sa i talentuar është Grezda, ne të gjithë prisnim një lëvizje më të madhe të tij, se tek Rejnxhërsi. Ai është një lojtar që mund të jetë pa frikë i një klasi botëror. Por, jam i sigurt që shpejt do përshtatet tek Rejnxhërsi, duke ditur kualitetet e tij. Do lërë një gjurmë të madhe aty. E meritonte një transferim më të madh, dhe mendoj se do bëjë mirë në Skoci. Është një lojtar shumë i rëndësishëm për Shqipërinë, dhe kur ai luan mirë, i gjithë ekipi është në formë të mirë. Erosi ka punuar shumë fort, i uroj fat të mbarë” – është shprehur Bushi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat