Një skandal i madh ka dridhur Kroacinë

Futboll

Një skandal i madh ka dridhur Kroacinë

Nga: Reshat Ibrahimi Më: 6 shtator 2018 Në ora: 13:28
Drago Çosiç

Një skandal i madh ka dridhur Kroacinë. Është publikuar lajmi se komentatori i njohur i televezionit kroat (HRT) Drago Çosiç ilegalisht ka shitur biletat e finales së botërorit në Rusi.
HRT para disa muajve para finales ka kërkuar 40 bileta për ndeshjen finale, ndërsa ato bileta janë gjendur në tregun e zi.
FIFA zbuloi se pikërisht biletat që i kanë takuar HRT-së janë gjetur në tregun e zi. Kur shoqata e televizioneve kombëtare të Europës kontaktoi HRT-në, anëtarët e televizionit kroat janë shtirë se nuk dinë që dikush në emër të televizonit ka kërkuar dhe ka marrë 40 bileta. Nën hetime janë Drago Çosiç dhe Sasha Dediç.

Është interesante se biletat për finale në tregun e zi kanë arritur cmimin deri më 20.000 euro.
"Më vjen keq, por nuk mundem të komentojë asgjë lidhur me këtë temë”, tha Çosiç për mediat kroate.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat