Gjyqtari nga Kosova drejton ndeshjen Bjellorusia-San Marino

Futboll

Gjyqtari nga Kosova drejton ndeshjen Bjellorusia-San Marino

Nga: K. Goca Më: 6 shtator 2018 Në ora: 15:28
Gjyqtari nga Kosova drejton ndeshjen Bjellorusia-San Marino

Ndeshjet e Ligës së kombeve në futboll priten me kureshtje nga dashamirët më të zjarrtë të kësaj loje dhe pa dyshim se mund ketë edhe rezultate të papritura. Gjyqtari nga Kosova, me nënshtetësi zvicerane Bekim Zogaj, do të jetë ndihmësi i pari i gjyqtarit Scharer, në sfidën Bjellorusi-San Marino, e vlefshme e xhiros së parë të grupit 2 të Ligës së Kombeve në Divizionin D.  Kjo ndeshje luhet me 8 shtator në orën 18.00. Gjyqtar kryesor është Sandro Scharer, ndihmës të tij janë Stephane de Almeida, Bekim Zogaj dhe gjytar i katërt është Raffael Zeder, që të katërtit nga Zvicra. Kurse edhe dy janë asistentë mbas portës, Alain Bieri dhe Lukas Fähndrich.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat