Izraelitët braktisin autobusin e rezervojnë 3 kate hoteli

Futboll

Izraelitët braktisin autobusin e rezervojnë 3 kate hoteli

Më: 6 shtator 2018 Në ora: 15:44
Izraelitët braktisin autobusin e rezervojnë 3 kate hoteli

Ndeshja mes Sqhipërisë dhe Izraelit që do të luhet ditën e nesërme ne "Elbasan Arena" duket se ka alarmuar policinë ku janë vënë në gadishmëri rreth 670 forca të armatosura për mbarëvajtjen e kësaj ndeshje.
Sipas mediave izraelite, ekipi i tyre do të shkojë sot në “ElbasanArena” për të zhvilluar stërvitjen e fundit para ndeshje, por nuk do të ketë udhëtim me autobus. 
Ekipi për arsye sigurie do të udhëtojnë të shpërndarë nëpër makina të tjera të siguruara nga vetë ata. 
Pas përfundimit të seancës stërvitore ata do të nisen menjëherë drejt Tiranës ku do të shoqërohen edhe nga policia. 
Stafi izraelit është akomoduar në një nga hotelet e kryeqytetit ku raportohet se kanë rezervuar tre kate të hotelit luksoz ku janë akomoduar. 
Ashtu si herën e kaluar, edhe këtë radhë kati i parë do të përdoret nga lojtarët për t’u stërvitur gjatë paradites nëpër korridore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat