Lojtari i Realit shpërthen ndaj Zidane: Ndryshonte skemën që të mos luaja unë

Futboll

Lojtari i Realit shpërthen ndaj Zidane: Ndryshonte skemën që të mos luaja unë

Më: 6 shtator 2018 Në ora: 17:30
Dani Ceballos

Zinedine Zidane është një nga trajnerët më të suksesshëm te Reali i Madridit.

Pas fitimit të Ligës së Kampionëve 3 herë radhazi ai dha dorëheqjen nga posti i trajnerit me arsyetimin se nuk ka çfarë të kërkojë më nga ekipi.

Mesfushori i Realit, Dani Ceballos i del kundër francezit. Pas largimit të Zidane ai aktivizohet më shumë.

"Për shkak të situatës, ndjeja zhgënjim dhe pakënaqësi nga Zidane. Kur Kroos apo Modric nuk ishin të gatshëm të luanin, trajneri ndryshonte sistemin dhe unë ngelesha jashtë. Unë nuk mora minuta as kur ekipi thjesht duhet të administronte rezultatin, madje as kur ne nuk kishim më mundësi ta fitonim La Ligan”, shprehet Ceballos.

Tashmë mesfushori ka arritur të fitojë edhe një ftesë nga Spanja e Luis Enriques për ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat