Klopp: Ja çfarë duhet të bëjnë lojtarët e mi që të mos shiten pas një sezoni

Futboll

Klopp: Ja çfarë duhet të bëjnë lojtarët e mi që të mos shiten pas një sezoni

Më: 6 shtator 2018 Në ora: 18:36
Jurgen Klopp

Trajneri i Liverpool Jurgen Klopp pret që lojtarët e tij të flasin anglisht përndryshe do të shiten eventualisht, sipas Alan Redmond, ish-mësuesin e anglishtes te Liverpool.

Klopp nuk pret shumë nga lojtarët e tij vetëm në fushën e lojës. Blerjet e reja të Liverpool duhet të mësojnë sa më shpejtë gjuhën angleze.

Të dy lojtarët e blerë këtë verë Fabinho dhe Naby Keita janë të limituar për shkak se nuk kuptojnë mirë gjuhën angleze.

“Është shumë e rëndësishme për të,” shprehet Redmond për ESPN FC. “Por zakonisht lojtarët më të mirë kanë uri për të mësuar.

“Nuk do të përmend emra, por mendoj se në shtatë-tetë raste kanë ardhur lojtarë të pamotivuar për të mësuar gjuhën angleze.

“Dhe Zakonisht pas një apo dy viteve ata largoheshin në formë huazimi ose shitje përfundimtare.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat