Itali-Poloni, miqtë kërkojnë një fitore historike

Futboll

Itali-Poloni, miqtë kërkojnë një fitore historike

Më: 6 shtator 2018 Në ora: 18:38
Mancini

Polonia do të udhëtojë drejt Italisë për një ndeshje që do të jetë e vlefshme për Grupin A3 të Ligës A të Nations League, me synimin që të marrë fitoren e parë në tokën italiane.

“Axurrët”, një nga kombëtaret më të suksesshme në historinë e futbollit, është akoma duke marrë veten nga dështimi për t’u kualifikuar në Kupën e Botës, her ae parë që ndodhte në 50 vitet e fundit.

Italianët shpresojnë të kthehen në majat e futbollit europian dhe botëror nën drejtimin e trajnerit Roberto Mancini, i cili ka grumbulluar shumë lojtarë të rinj. Kjo do të jetë ndeshja e parë zyrtare e ish-trajnerit të Inter në drejtim të kombëtares pas tri miqësoresh (1 fitore, 1 barazim, 1 humbje).

Italia ka patur një ecuri shumë të mirë në nëntë ndeshjet e fundit që ka luajtur në shtëpi, duke marrë 4 fitore dhe 5 barazime. Ndërkohë, Polonia ka arritur të kualifikohet në Kupën e Botës, por është eliminuar në fazën me grupe, ku ka dalë në vendin e fundit në një nga grupet më të lehta (1 fitore, 2 humbje).

Kjo do të jetë ndeshja e parë në drejtim të përfaqësueses polake për ish-kapitenin Jerzy Brz?czek. Polonia ka një ecuri të mirë në transfertë, duke pësuar vetëm dy humbje në dhjetë ndeshjet e fundit (5 fitore, 3 barazime, 2 humbje).

Gjithsesi, në pesë takimet e mëparshme të luajtura në Itali, ata nuk kanë fituar asnjë ndeshje (2 barazim, 3 humbje) dhe në 14 përballjet e mëparshme të drejtpërdrejta, Polonia ka fituar vetëm 3 ndeshje (3 fitore, 6 barazime, 5 humbje).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat