Kombëtarja U-21 nuk e përballon dot Spanjën, mposhtet 3-0 në Kordoba

Futboll

Kombëtarja U-21 nuk e përballon dot Spanjën, mposhtet 3-0 në Kordoba

Më: 6 shtator 2018 Në ora: 23:06
Kombëtarja U-21 vs Spanja

Shqipëria U-21 nuk arriti që të zinte vendin e dytë në Grupin 2 eliminator të Euro 2019, pasi Spanja nuk pati mëshirë për ekipin e drejtuar nga Alban Bushi.

Takimi i zhvilluar në Kordoba përfundoi me rezultatin 3-0 për vendasit, me gola të Oyarzabal, Mayoral dhe Mir.

Më këtë humbje, Shqipëria U-21 mbetet në vendin e parafundit me 6 pikë, ndërsa Estonia mbyll klasifikimin me vetëm 1 pikë.

Dy takimet e fundit Shqipëria do t’i luajë me Spanjën në “Loro Boriçi”, më 11 tetor dhe më Estoninë, më 16 tetor, në transfertë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat