Turqia pret Rusinë, që s’humbet një ndeshje hapëse prej 10 vitesh

Futboll

Turqia pret Rusinë, që s’humbet një ndeshje hapëse prej 10 vitesh

Më: 7 shtator 2018 Në ora: 07:25
Rusia

Turqia do të kërkojë të shlyejë mosarritjen e kualifikimit në Kupën e Botës në ndeshjen që do të luajë këtë të premte kundër Rusisë, e vlefshme për Nations League.

Miqtë kanë zhvilluar një Botëror të suksesshëm, duke tejkaluar çdo parashikim dhe duke arritur deri në fazën çerekfinale të kompeticionit që u zhvillua në shtëpinë e tyre. Zakonisht, miqtë i nisin në mënyrën e duhur kjompeticionet.

Në fakt, ata nuk kanë humbur një ndeshje hapëse të një kompeticioni (duke përfshirë edhe takimet kualifikuese) që nga Euro 2008. Këto dy përfaqësuese janë përballur katër herë të tjera në të kaluarën (të gjitha miqësore), dy herë në tri vitet e fundit. Rusia ka marrë dy fitore kundër Turqisë, ndërsa dy përballjet e tjera janë mbyllur në barazim.

Për sa i takon statistikave, të dy ekipet kanë arritur të gjejnë golin në katër ndeshjet e fundit të luajtura nga Turqia. Ndërkohë, katër nga pesë ndeshjet e fundit të Rusisë kanë sjellë mbi 2.5 gola për takim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat