Kosova nis sot misionin për Ligën e Kombeve

Futboll

Kosova nis sot misionin për Ligën e Kombeve

Më: 7 shtator 2018 Në ora: 09:16
Kombëtarja e Kosovës

Kosova sot do të luajë ndeshjen e parë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Kombëtarja e Kosovës sot do të ndeshet me Azerbejxhanin në Baku, me fillim nga ora 18:00.

Kosova gjindet në Ligën D në grupin e katërt, së bashku me Azerbejxhanin, Ishujt Faroe dhe Maltën.

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challends ka theksuar se kjo ndeshje do të jetë shumë e vështirë për Kosovën, por do të provojmë të dalim me tre pikë nga Azerbejxhani.

Azerbejxhani dhe Kosova, shihen si dy favoritët për të fituar grupin, dhe për tu kualifikuar më tutje.

Kjo do të jetë ndeshja e parë e Kosovës, ndërkohë në ndeshjen e tyre të dytë Kosova do të ndeshet me Ishujt Faroe, në stadiumin e rinovuar “Fadil Vokrri”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat