Liria kompletohet!

Futboll

Liria kompletohet!

Më: 7 shtator 2018 Në ora: 13:32
Ibrahim Walidjo

Klubi me renome Liria nga Prizreni konfirmoi se janë të kompletuar me futbollistin Ibrahim Walidjo, tashmë i licencuar nga FFK-ja. “Ibrahim Walidjo tashmë edhe zyrtarisht ka të drejtë loje. Walidjo që ka një përvojë të madhe, do të jetë përforcim i madh në vijën e fundit të Lirisë”, bëhet e ditur nga klubi. ‘Pres me padurim t’i bashkëngjitem shokëve në lojë me Flamurtarin. Do të mundohem të jap më të mirën për ekipin’, ka thënë Walidjo. Ai ka fituar të drejtën nga licencimi i bërë nga FFK-ja, pas pritjes njëmujore, shkaku i procedurave lidhur me transferimin. Walidjo pritet të jetë në lojë të mërkurën ndaj Flamurtarit në Prishtinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat