Skënderbeu humbet miliona nga Kombëtarja

Futboll

Skënderbeu humbet miliona nga Kombëtarja

Më: 7 shtator 2018 Në ora: 14:57
Skënderbeu humbet miliona nga Kombëtarja

Për herë të parë pas një periudhe të gjatë Skënderbeu nuk çon asnjë futbollist në Kombëtaren shqiptare, sinjal i qartë se skuadra korçare ka pësuar ndryshim rrënjësor në krahasim me sezonin e shkuar, kur bënte diferencën me ekipet e Superiores.

Orges Shehi tashmë ka nisur karrierën e trajnerit, ndërsa Sabien Lilaj e Enis Gavazaj janë të fundit në listën e lojtarëve që nga Skënderbeu kanë luajtur me Kombëtaren.

Të dy mesfushorët tashmë janë larguar, ashtu si Kristal Abazaj, që nuk qëndroi fare në Korçë pas blerjes nga Luftëtari, ndërsa deri vjeshtën e shkuar ishte pjesë e Kosovës edhe Bajram Jashanica, i cili tashmë ka muaj që mungon për pezullim për doping.

Kjo do të thotë se arka e Skënderbeut humbet shifra të rëndësishme, duke qenë se UEFA e FIFA u paguajnë klubeve një shifër të caktuar parash për lojtarët e vet, sa herë që këta grumbullohen për ndeshje kualifikuese.

Në këtë moment Skënderbeu ka vetëm dy lojtarë në kombëtaret A, sepse Fidan Aliti është pjesë e Kosovës, ndërsa Beneyam Demte është grumbulluar nga Etiopia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat