Fiorentina e diskuton të ardhmen e Simeones

Futboll

Fiorentina e diskuton të ardhmen e Simeones

Më: 7 shtator 2018 Në ora: 16:16
Gioavanni Simeone

Fiorentina është duke e diskutuar mundësinë e rinovimit të kontratës së Gioavanni Simeones.

Sulmuesi, i cili është djali i Diegos, trajnerit të Atletico Madridit, e ka filluar stinorin në formë të mirë, dhe ka marrë ftesë nga Kombëtarja e Argjentinës.

Klubi po mendon që t’ia ofrojë edhe një vit kontratë, pasi që kontrata aktuale i përfundon në vitin 2022, po ashtu edhe rritje të pagës.

Ende nuk ka marrëveshje të arritur mes palëve, por pritet që Simeones do t’i ofrohet një pagë prej 2 milion eurosh.

Për të ka shfaqur interesim Tottenhami, Marseille dhe skuadra e babait të tij, Atleti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat