Pavard: Qafa ime më dhëmb vërtet shumë

Futboll

Pavard: Qafa ime më dhëmb vërtet shumë

Më: 7 shtator 2018 Në ora: 16:57
Pavard: Qafa ime më dhëmb vërtet shumë

Benjamin Pavard pranoi se nuk e di nëse mbrojtësi i Gjermanisë, Antonio Rudiger, e goditi qëllimisht atë duke e lënë me shenja në qafë gjatë ndeshjes së Ligës së Kombeve.

Teksa francezi bëri një rrëshqitje për të shpëtuar topin, mbi të është hedhur Pavard, duke i vendosur “këpucën në fyt”, goditje e cila la shenja të tmerrshme të cilat kanë pushtuar rrjetet sociale duke u komentuar gjerësisht.

Pavard ka folur për “Goal” rreth incidentit, duke thënë:

“Nuk i kam parë përsëritjet, qafa ime më dhemb shumë por ky është futbolli. Sinqerisht, nuk e di nëse ai e bëri qëllimisht. Gjithçka që mund të them është se është pjesë e lojës së futbollit,”-ka thënë Pavard i pyetur për incidentin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat