Pikë e madhe për Kosovën në duel me Azerbajxhanin

Futboll

Pikë e madhe për Kosovën në duel me Azerbajxhanin

Nga: Kemajl Goca Më: 7 shtator 2018 Në ora: 17:59
Kosova

(E plotësuar)  -  Kombëtarja e Kosovës luajti baras (0:0) me Azerbajxhanin, në ndeshjen e parë të grupit 3 të Ligës së Kombeve në Divizionin D në futboll. Në një atmosferë të mirë në Baku, Kosova tregoi lojë angazhuese dhe ia doli që të kthehet me një pikë të madhe. Ndeshja filloi me matjen e forcave dhe asnjëra prej kombëtareve nuk dukej e rrezikshme madje as që shtruan presionin qoftë njëra palë apo skuadra tjetër. Në minutën e 21-të,  Madatov goditi nga 25 metra jashtë portës së Samir Ujkanit.  Në 8 minutat e fundit të pjesës së parë Kosova ka qenë mjaft agresive dhe krijoi dy raste të mira shënimi, por të pafat që të shënojnë.

Në fakt, në minutën e 38-të  Vedat Muriqi për bukuri pasoi një top dhe Arbër Zeneli i vetmuar por i iku topi dhe rasti shkoi në pakthim. Pas katër minutave (42’) Leart Paçarada prej lojtarëve më të mirë, qiti 4 lojtarë nga loja, pasoi deri te Bersant Celina i cili kishte hapësirë jashtëzakonisht të mirë, por ngutet dhe nga rreth 20 metra gjuajti mbi portë e portierit Agayev.  Në minutën e parafundit të pjesës së parë, Paçarada harkoi për bukuri, Muriqi me kokë gjuajti mbi portë dhe me fat vendasit.  

Pjesa e dytë ka qenë më ndryshe, Kosova disa herë ishte në situatë të palakmueshme, por sulmuesit vendas nuk u treguan të shkathtë. Edon Zhegrova prej talenteve më të mëdhenj, u largua nga fusha në minutën e 63-të kur në vend të tij futet Milot Rashica që luan Për Werder Bremenin, por nuk arriti të jetë i rrezikshëm, për faktin se përcillet hap pas hapi nga mbrojtja vendase.  Azerbajxhani ishte më i rrezikshëm në periudhën e dytë të lojës dhe në disa raste, por mbrojtja e kombëtares tonë reagoi për mrekulli.  Në minutën e 86-të, Kosova ishte me fat, kur Pashaev nga rreth 20 metra gjuajti për disa centimetra jashtë portës.

Në minutën e 88-të,  Kosova ka qenë sërish me fat të madh, pasi ishte edhe rasti më i mirë, kur Pashaev gjuajti jashtë portës. Një pikë e madhe për Kosovën në duel me Azerbajxhanin. Përzgjedhësi i  kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, debutoi me barazim në ndeshjen e parë të Ligës së kombeve.

Azerbajxhani – Kosova 0:0

Stadiumi ‘Olimpik’ në Baku.

Shikues: 4.000.

Kartonat e verdhë: Kryeziu.

Gjyqtar: O. Nilsen O. (Norvegjia).

Azerbajxhani: Agayev, Pashaev, Medvedev, Guseynov, Abbasov, Richard, Garayev, Madatov, Mahmudov (Nazarov 66’), Gurbanov (Khalilzade 61’) dhe Sheydaev (Aliyev 74’).

Kosova: Ujkani, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Paçarada, Kryeziu, Shala, Zhegrova (Rashica 63’), Celina (Avdija 69’), Zeneli (Voca 84’) dhe Muriqi.

84' Idriz Voca futet në lojë në vend të Zenelit.

75’ Kosova është shumë afër një pike edhe pse kërkon të triat.

72' Vazhdon pa gola, lojë mjaft e mirë.

69’ Donis Avdijaj futet në lojë në vend të të Bersant Celinës.

68' Azerbajxhani mjaft i rrezikshëm madje kërkojnë edhe penallti.

65' Stadiumi ‘Olimpik’ në Baku.

Shikues: 4.000.

Gjyqtar: O. Nilsen O. (Norvegjia).

Azerbajxhani: Agayev, Pashaev, Medvedev, Guseynov, Abbasov, Richard, Garayev, Madatov, Mahmudov, Gurbanov (Khalilzade 61’) dhe Sheydaev.

Kosova: Ujkani, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Paçarada, Kryeziu, Shala, Zhegrova (Rashica 63’), Celina, Zeneli dhe Muriqi.

63’ Milot Rashica futet në lojë në vend të Edon Zhegrovës.

63' Celina por pa sukses.

61' Ende pa gola.

56’ Nuk ka gola, lojë më e mirë se në periudhën e parë.

53’ Vendasit janë me energjikë në pjesën e dytë, por mbrojtja  e Kosovës po mbulon të gjitha hapësirat.

49’ Azerbajxhani duket më i rrezikshëm në minutat e para të pjesës së dytë.

48’ Kosova pati dy raste të mira në periudhën e parë dhe vendasit asnjë por ndryshim nuk te rezultatit.

Fillon pjesa e dytë.

Përfundoi pjesa e parë Azerbajxhani-Kosova 0:0!

Stadiumi ‘Olimpik’ në Baku.

Shikues: 4.000.

Gjyqtar: O. Nilsen O. (Norvegjia).

Azerbajxhani: Agayev, Pashaev, Medvedev, Guseynov, Abbasov, Richard, Garayev, Madatov, Mahmudov, Gurbanov dhe Sheydaev.

Kosova: Ujkani, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Paçarada, Kryeziu, Shala, Zhegrova, Celina, Zeneli dhe Muriqi.

44’ Paçarada harkoi për bukuri, Muriqi me kokë gjuajti mbi portë. Kosova në ofensivë.  

42’ Leart Paçarada qiti 4 lojtarë nga loja, pasoi deri te Bersant Celina i cili kishte hapësirë jashtëzakonisht të mirë, por ngutet dhe nga rreth 20 metra gjuajti mbi portë.   

38’ Vedat Muriqi për bukuri pasoi një top dhe Arbër Zeneli i vetmuar po0r i ikë topi dhe rasti shkoi në pakthim.

35’  Azerbajxhani është shumë aktiv në krahun e majtë, kurse i djathti i bllokuar nga mbrojtësi luftarak Leart Paçarada.

33’ Lojë e zbehtë me shumë gabime qoftë të njërës palë apo skuadrës tjetër dhe asnjë rast serioz deri me tani.

30’ As vendasit nuk janë në ritmin e lojës, ndërsa Kosova luan me siguri të plotë në repartin e mbrojtjes por e paforcë në repartin sulmues.

28’ Kosova asnjë rast edhe pse mundohet përmes Eddon Zhegrovës, por pa sukses.

24' Ende 0:0.

21’ Nuk ka raste, rreth 4 mijë shikues. Madatov goditi nga 25 metra jashtë portës. Goditja e parë.

18’ Azerbajxhani lufton ta merr kontrollin e lojës, kurse djelmoshat tanë shikojnë të përfitojnë nga ndonjë gabim i tyre.

15’ Lojë jo e bukur, duket se po masin forcat e njëra tjetrës por edhe një ngarkesë e tepruar.

12’ Azerbajxhani orvatet me topa të gjatë, por pa sukses, Kosova mbrohet mirë dhe e rrezikshme në repartin sulmues.

9’ Asnjë rast deri me tash, lojë që e nivelit mesatarë, te dyja kombëtaret synojnë ta kontrollojnë lojën.

7’ Kosova shton presioni në drejtim të portës vendase.

5’ Azerbajxhani mundohet të sulmojë, ndërsa Kosova nuk arrin t’i ofrohet 16-shit rival.

4’ Atmosferë e mirë në një stadium me kapacitet 68 mijë ulëse, por nuk ka më shumë se 4 mijë shikues aty. Start i plogësht.

2’ Lojë me ritëm të ngadalësuar dhe matjen e forcave.Fillon ndeshja. Intonohet himni i Kosovës në Azerbajxhan. Shikues rreth 4.000 mijë. Futbollistët dalin në fushë.

Azerbajxhani: Agayev, Pashaev, Medvedev, Guseynov, Abbasov, Richard, Garayev, Madatov, Mahmudov, Gurbanov dhe Sheydaev.

Kosova: Ujkani, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Paçarada, Kryeziu, Shala, Zhegrova, Celina, Zeneli dhe Muriqi.

Në stadiumin Baku, në orën 18.00 Kosova do të ndeshet me Azerbajxhanin vendas, në kuadër të Ligës së Kombeve, Divizioni D në futboll.

Futbollistët tanë mobilizojnë “armët” për pikë.

Përzgjedhësi Bernard Challendes synon të debutoi me fitore eventualisht të kthehen të pamposhtur nga Baku, që do të ishte edhe një motiv shtesë para sfidës së të hënës së 10 shtatorit në stadiumin “Fadil Vokrri”, kundër Ishujt Faroe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat