Babai i Xhakës: Zviceranët e dinë ç’është shqiponja për shqiptarët

Futboll

Babai i Xhakës: Zviceranët e dinë ç’është shqiponja për shqiptarët

Më: 7 shtator 2018 Në ora: 20:30
Babai i Taulant Xhakës

Para ndeshje së Shqipërsië me Izraelin në “Elbasan Arena” ndodhet edhe babai i Taulant Xhakës i cili ka folur për mikrofonat e “Supersport” teksa thotë:

Emocionionet që ke?

Normal që emocionet janë nga të dyja anët. Pa marrë parasysh se ku luhet ndeshja në Zvicër apo Shqipëri. Jam shumë i lumtur që gjendem në Elbasan.

Ke qenë ti që ua ke ushqyer dashurinë për futbollin. Ca mendimi ke për Shqipërinë?

Kanë pasur talentin. Shqipëria është shumë e fortë dhe ka lojtarë të mirë në kombëtaren tonë. Këta djem do të kenë sukses me trajnerin Panuçi.

Xhaka dhe Shaqiri. Ca mendimi ke për deklaratat në lidhje me shqiponjën.

Zvicra e di që shqiponja është simboli jonë. Nuk është cilësuar shumë e rëndë. Ishte një gjest emocional dhe jo politik. Nuk ka asgjë të keqe. Por kur mbron ngjyrat e një shteti tjetër duhet të kesh pak kujdes.

Kush është pika jote e dobët, Taulanti apo Graniti?

Nuk mund t’ju përgjigjen. Nuk i dalloj. I kam të dy bijtë e mijë. Pikë të dobët kam pikë të vogël, por edhe Taulantin. Nuk i ndaj dot.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat