Nuk këndellet Italia, barazon me Poloninë

Futboll

Nuk këndellet Italia, barazon me Poloninë

Më: 7 shtator 2018 Në ora: 22:43
Foto nga ndeshja

Italia ka barazuar kundër Polonisë sonte në Bologna me rezultat 1-1. Të vetmin gol në këtë ndeshje për polakët e shënon Zielinski në minutat e fundit të pjesës së parë, kurse ka barazuar Jorginho nga penalltia në minutën e 77’të

Italia nuk po arrin që të këndellët.

Katër herë kampioni i botës nuk ka impresionuar kundër polakëve pavarësisht se bën ndryshime në stafin e tyre teknik, duke sjell në bankinë Roberto Mancinin.

Italia e nisi më mirë këtë ndeshje, e ku dolën disa herë në kundërzbritje, por shpejt në pjesën e parë polakët kthehen dhe fillojnë që të marrin në kontroll ndeshjen.

Zielinski gjendet i pari përsëri përballë portierit Donnarumma në minutën e 7’të te ndeshjes, por portieri italian bën një pritje të çmendur për t’ia mohuar golin.

Megjithatë, nëse ja mohon golin e parë Donnarumma nuk arriti ta bëj në minutën e 40, ku i njëjti sulmues gjendet mirë në zonë dhe shënon golin e epërsisë, me të cilin rezultat skuadrat shkojnë në pushime, pra 0-1.

Pjesa e dytë ishte shumë më e mirë për Italinë por që nuk arrinë që të shënojnë gol në portën kundërshtare.

Fabianski, që mbronte sot ngjyrat e polakëve, arriti që të jetë në elementin e tij më të mirë dhe t’ia mohojë golin italianëve.

Por, jo edhe penalltinë.

Në minutën e 76 polakët shkaktojnë penallti dhe nga 11 metra i saktë tregohet mesfushori i Chelsea, Jorginho.

Minutat tjerë i takuan italianëve të cilët sulmuan por që nuk arritën që të shënojnë gol.

Italia dhe Polonia gjenden në Ligën A të Ligës se Kombeve, në grupin e tretë, bashkë me Poloninë. Italia luan kundër Polonisë të hënën më 10 shtator.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat