Guri zbulon gabimin e tij në ndeshjen ndaj Izraelit

Futboll

Guri zbulon gabimin e tij në ndeshjen ndaj Izraelit

Më: 8 shtator 2018 Në ora: 08:40
Sindrit Guri

Sindrit Guri ka analizuar paraqitjen e tij në sulmin e Shqipërisë ndaj Izraelit.

Në intervistën pas ndeshjes për Supersport, sulmuesi Sindrit Guri, u shpreh i lumtur për këtë fitore të parë, si dhe zbuloi edhe një detaj tek rasti që pati që në fillim të ndeshjes.

Ndeshja e parë, titullar sot. Çfarë do të thotë kjo për ju?

Ndihem i privilegjuar, mendoj se po bëj më të mirën që të kap formacionin në Kombëtare. Edhe pse goli për mua mungoi, mendoj se bëmë një lojë të mirë si ekip. Është vetëm ndeshja e parë. Fituam një ndeshje, por nuk është se u shpallëm kampion. Kemi shumë për të bërë përpara.

Rasti i parë i Gurit, minuta e gjashtë. Mund të rrëzoheshe në atë moment?

E vërtetë, e pashë rastin sa mbaroi ndeshja, sepse më mbeti fiksim. Kemi zhvilluar një ndeshje miqësore me të njëjtin lojtar, ndaj Makabi Haifas, dhe i njëjti më shkaktoi penallti. Bëra gabim që nuk u rrëzova.

Surprizë që u zëvendësuat?

Nuk e prisja pas 45 minutave të zëvendësohesha, por këto janë vendimet e trajnerit, sepse ekipi reagoi mirë. Ky është ekip kombëtar, pak rëndësi ka kush luan, suksesi varet tek ekipi. Çdo lojtar do ketë mundësitë e tij në fushë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat