Real Madrid – Barcelona, Dybala zgjedh klubin e ri

Futboll

Real Madrid – Barcelona, Dybala zgjedh klubin e ri

Më: 8 shtator 2018 Në ora: 09:21
Paulo Dybala

Paulo Dybala mund të vendos të largohet nga Juventus.

Paulo Dybala dëshiron të transferohet në Real Madrid.

Sulmuesi i Juventusit ka filluar të shfaq pakënaqësi për hapësirën e kufizuar për lojë te “Bianconerët” në sezonin e ri.

Dybala ka qenë rezervist në dy prej tri xhirove të para në Serie A.

“Don Balon” shkruan se nëse Dybala vendos përfundimisht të largohet nga Juventus, ai preferon kalimin te “Los Blancos".

Kjo pasi Barcelona nuk është më e interesuar për blerjen e tij pas përforcimeve të fundit në sulm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat