Agjenti i Pogbas takohet me Juventusin për rikthimin në Torino

Futboll

Agjenti i Pogbas takohet me Juventusin për rikthimin në Torino

Më: 8 shtator 2018 Në ora: 11:27
Paul Pogba

Agjenti i Paul Pogbas, Mino Raiola, do të takohet me Juventusin për të biseduar rreth Moise Kean dhe dëshirës së Paul Pogbas për t’u rikthyer te Juventusi.

Pogba, i cili ka aluduar se është i pakënaqur nën drejtimin e Jose Mourinhos, mund të largohet para fundit të sezonit.

“E ardhmja ime është te Unitedi. Unë kam kontratë dhe po luaj këtu, por nuk e di çka do të ndodhë në muajt në vijim”, i kishte thënë Pogba Sky Deutschland.

Sipas Tuttosport, plani për të kthyer Pogban në Torino është duke shkuar mirë dhe Raiola është në qendër të këtij operacioni.

Përfaqësuesi do të takohet me drejtorin e Juves, Marotta për të biseduar edhe rreth statusit të sulmuesit U-21 të Italisë, Moise Kean.

Besohet se kjo do të jetë mundësi e artë për të hapur bisedimet për Pogban dhe nëse ai mund të ketë një tjetër periudhë të mirë në Torino.

Pogba shënoi 34 gola dhe 43 asistime në 178 ndeshje për Juventusin.

Pogba u shit te United për atë kohë rekord 105 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat