Interi tashmë ka murin e mbrojtjes

Futboll

Interi tashmë ka murin e mbrojtjes

Më: 8 shtator 2018 Në ora: 11:38
Inter

Interi i trajnerit Spalletti, i cili ka grumbulluar 4 pikë në 3 javët e para të Seria A, është i lidhur tashmë me një çift të ri mbrojtësish qendrorë, që përbëhet nga nënshkrimi i ri, Stefan De Vrij, dhe Milan Skriniar.

Nuk është rastësi që kanë luajtur të dy në fushë për Interin, pas hapit të gabuar në fillim të sezonit me Sassuolo. Me ta në qendër të prapavijës, zikaltrit kanë marrë një barazim me Torinon dhe një fitore në Bolonjë.

Holandezi dhe sllovaku, sipas të dhënave të raportuara nga “La Gazzetta dello Sport”, në 2 ndeshjet e fundit, kanë formuar partneritetin më të mirë mbrojtës në Seria A për numrin e topave të luajtur (359), pasimet e suksesshëm (288) dhe topat e rikuperuar (27).

Gjithashtu, duke përfituar nga gjendje jooptimale fizike e João Miranda, ish-mbrojtësi i Lazios ka rrëzuar hierarkitë e brazilianit në formacionin e Spallettit. Pavarësisht se jemi vetëm në fillim, janë luajtur 3 ndeshjet e para, holandezi duket i gatshëm të synojë pikërisht vendin në krah të Škriniar, në angazhimet e ardhshme në Itali dhe Europë.

Trajneri zikaltër është i vetëdijshëm se baza për një ekip fitues është që të ketë një mbrojtje të mirë. Një mbrojtje, ajo e përbërë nga holandezi dhe sllovaku, e cila mund të përcaktohet si moderne, sepse kombinon, siç dëshmohet nga të dhënat e mësipërme, aftësi në lojë me forcën fizike dhe qëndrueshmërinë.

“De Vrij, – tha Spalletti, i cili e donte fort atë në radhët e zikaltërve, – ka aftësinë që menjëherë të luajë topin, që mund të vijë nga driblimi i parë, gjë që mund të bëjë dallimin”. Kjo është arsyeja pse Interi gjeti murin e tij të ri mbrojtës, me holandezin dhe Skriniar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat